Monday, April 28, 2025

They Killed the Word Peace for Me by Demaj Shyrete

 



“They Killed the Word Peace for Me”

(Albanian Language)

Ma vrane fjalën paqe

Me plumba, me predha, avione.

Ma vrane fjalën paqe

As vaji i nenave, as klithma e fëmijëve,

se zgjuan dot...

Vajtuan bi te me gjak e lot

Ma vrane fjalën paqe

me heshtje

Me shikime pas ekraneve, skenarëve makabre

ma vrane

fjalën paqe

Me shurdherine ndaj

gjemimeve ndaj rënkimeve

ma vrane fjalen paqe.

Me verberine ndaj masakrave ma vrane fjalën

paqe.

Me indiference, influence, ma vrane fjalën

paqe.

Sikur te ishte nje skenar filmi dhe ne nje

moment te thuhet luftës ndal...

A ka njerez te gjalle...?

Renkon botë e vrarë...

Dua te frymoj paqe...

Demaj

Oh Mather, oh Good!


Ku t’a lyp e ku t’a gjej faljen e Zotit?
Në kulte a tempuj të ftohta
t’mbulueme me çati predikimesh?!
Asht’ e kotë…
Fjalë, fjalë të zbehta n’ajri,
gjethe të trishtueme vjeshte
që fluturojnë si engjujt
e vdekjes me flatra t’lehta.
Midis meje dhe zotit,
asgja e çuditshme!
Shpirti gjithmonë paska kenë i tij,
kur trupit hapeshin varrë jete,
Dhimbja e egër e lyp faljen
dhe falja jetonte
vetëm në dy fjalë
Oh nënë!!
Oh Zot!!
Mundohemi ne mëkatarët
të mbushim me kotësi
zemrat e zbrazëta,
pa puthun dashninë..
Mundohemi kot.
Oh nënë.. oh Zot..!!


Biography (Albanian Language)

Shyrete Demaj ka lindur më 08-02-1974 në Peshkopi, ku kam kryer shkollën fillore dhe të mesme. Studimet e larta për gjuhë letërsi i kam përfunduar në Prizren ku dhe jetoj së bashku me bashkshortin dhe familjen.Dëshira për të shkruar ka qenë e pranishme që në rini. Në rininë time kam shkruar disa poezi por që kanë mbetur të pabotuara. Jam frymëzuar nga jeta, familja, dashuria dhe çështjet shoqërore.
Në tetor 2024 kam botuar vëllimin e parë me poezi që titullohet “Shpirt i shpirtit tim”
Tani kam gati për botim dhe dy vëllime të tjera me poezi.


No comments:

Post a Comment

Nothing Happened to Me by Sadiqur Rahman Rumen

    Nothing Happened to Me I wanted to do a lot of penance and struggle in life! How much income do I want to earn in my life! I wanted ...