“They Killed the Word Peace for Me”
(Albanian Language)
Ma vrane fjalën paqe
Me plumba, me predha, avione.
Ma vrane fjalën paqe
As vaji i nenave, as klithma e fëmijëve,
se zgjuan dot...
Vajtuan bi te me gjak e lot
Ma vrane fjalën paqe
me heshtje
Me shikime pas ekraneve, skenarëve makabre
ma vrane
fjalën paqe
Me shurdherine ndaj
gjemimeve ndaj rënkimeve
ma vrane fjalen paqe.
Me verberine ndaj masakrave ma vrane fjalën
paqe.
Me indiference, influence, ma vrane fjalën
paqe.
Sikur te ishte nje skenar filmi dhe ne nje
moment te thuhet luftës ndal...
A ka njerez te gjalle...?
Renkon botë e vrarë...
Dua te frymoj paqe...
Demaj
Oh Mather, oh Good!
Shyrete Demaj ka lindur më 08-02-1974 në Peshkopi,
ku kam kryer shkollën fillore dhe të mesme. Studimet e larta për gjuhë letërsi
i kam përfunduar në Prizren ku dhe jetoj së bashku me bashkshortin dhe familjen.Dëshira
për të shkruar ka qenë e pranishme që në rini. Në rininë time kam shkruar disa
poezi por që kanë mbetur të pabotuara. Jam frymëzuar nga jeta, familja,
dashuria dhe çështjet shoqërore.
Në tetor 2024 kam botuar vëllimin e parë me
poezi që titullohet “Shpirt i shpirtit tim”
Tani kam gati për botim dhe dy vëllime të
tjera me poezi.
No comments:
Post a Comment